Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për grevën në Ballsh, ndërkohë që sot gratë atje janë në ditën e 15 të grevës.
Rama në twitter
Të dashura motra greviste të Ballshit!Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë!
Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë! Qeveria është e juaja,por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!/tch/
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Iranit
Atletico Madrid me ‘një këmbë’ në çerekfinale, t...
Inflacioni në Kosovë shkon në 6% në krahasim me një vit më p...
Barcelona shpëton nga humbja falë një penalltie në minutat e...
Bayern e demolon Atalantan në Bergamo, ia shënon gjashtë gol...
Hoxha takim me Kaja Kallas: Shqipëria, aleat i besuar për si...