Ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur që është formuar grupi punues që do të merret me hartimin e protokollit për përdorimin e plazmës konvaleshentë te pacientët me Covid-19.
Ky po cilësohet si një hap përpara në menaxhimin dhe trajtimin e infeksionit të koronavirusit, shkruan portali arbresh.info
“sot kemi formuar edhe Grupin punues për hartimin e Protokollit për përdorimin e plazmës kovaleshente te pacientët me COVID-19, me përbërje të ekspertëve të lëmive gjegjëse. Ky është një hap para për fuqizimin e menaxhimit dhe trajtimit gjithëpërfshirës të infeksionit Covid-19. Presim që Grupi punues brenda afateve të përcaktuara ligjore ta finalizojë protokollin në fjalë”, shkruan ministri Zemaj.
Kujtojmë se përdorimi i plazmës tek pacientët me Covid-19 po bëhet edhe nga vendet e tjera në rajon, sidomos në Shqipëri./arbresh.info/
“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...
Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turq...
Kombëtarja e Turqisë sot vjen në Kosovë, vendos të mos stërv...
Nafta rritet mbi 3% në Azi
Tërmet në Shqipëri
Rama për shembjen e tokës: Primare restaurimi i rrymës dhe u...