Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nuk ka ndalur së monitoruari se sa po respektohen rregullat anti-Covid 19 në Kosovës.
Të shtunën në orët e vonshme Zemaj së bashku me Policinë dhe Inspektoratin kanë vizituar “Abi Çarshinë”, shkruan Arbresh.info.
Gjatë këtij aksioni institucionet e rendit dhe Zemaj kanë vëzhguar dhe kontrolluar në lokale se sa po mbahet distanca 2 metra dhe bartja e maskave.
Arbresh.info, ka siguruar disa fotografi ku janë mbyllur disa nga lokalet në Prizren të çilat nuk po respektonin masat anti-Covid-19.
Ndër lokalet e mbyllura është edhe një klub i natës “Skenderbeu”, në qendër të Prizrenit.
Këto janë disa fotografi:


Ndryshe, Zemajn është duke kryer kontrolle javore në ditët e vikendit në qendra të mëdha dhe lokale ku janë më të frekuentuar nga njerëzit për të parë nga afër respektimin e masave.
Pas këtij inspektimi, Zemaj ka kontrolluar edhe disa lokale në “Shadërvan” në qendër të Prizrenit.
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes
Moment viral në Ferma VIP: Mimoza i kërkon dron Era Istrefit
Kuvendi miraton Projektligjin për Shtetësinë