Franca e thirri ambasadorin e saj në Turqi për konsultime pasi presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, e ka fyer homologun e tij francez Emmanuel Macron.
Ky i fundit deklaroi se Macron kishte nevojë për kontroll të shëndetit mendor për shkak të zotimit që bëri për mbrojtjen e vlerave laike dhe luftimin e islamit radikal.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, komentet e presidentit francez vijnë si rrjedhojë e ngjarjes së fundit në Paris ku vdiq një mësues për demonstrimin e karikaturave të Profetit Muhamed.
Franca nuk do të heqë dorë nga këto karikatura, pati thënë Macron në fillim të kësaj jave.
Paraqitjet në çfarëdo forme të Profetit Muhamed mund të shkaktojnë ofendime serioze për myslimanët, kjo pasi tradita islamike ndalon qartë imazhet e Profetit.
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...