Juventusi raportohet se është larguar nga gara për transferimin e sulmuesit të Wolverhampton Wanderers, Adama Traore.
Zonja e Vjetër e di se do të ishte e vështirë në transferimin e sulmuesit spanjoll, shkaku që edhe Liverpooli e Barcelona janë në garë për të.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, Biankonerët nuk duan të shpenzojnë në lojtarin muskuloz, duke u fokusuar në shënjestra të tjera.
Traore deri më tani ka arritur të shënojë shtatë gola në 96 paraqitje për Wolves në të gjitha garat, e kjo nuk e ka bindur kampionin e Serie A.
Tani në garë mbesin vetëm Barcelona e Liverpooli, me skuadrën angleze që kërkon mbi 60 milionë euro./telegrafi
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...