Distria Krasniqi ka një mundësi të mirë t’ia sjellë medaljen e artë Kosovës nga Grand Slami i xhudos që po mbahet në Hungari.
24 vjeçarja ka siguruar finalen në kategorinë deri në 48 kilogramë, ku në gjysmëfinale mposhti izraeliten Shira Rishony.
Në finale Distria do të takohet me argjentinasen e njohur Paula Pareto, me luftën që pritet të fillojë nga ora 17:00.

Pareto është një garuese shumë e fortë në kategorinë deri në 48 kilogramë, dhe është kampione olimpike e vitit 2016.
Paula Pareto është 34 vjeçare, dhe në gjysmëfinale mposhti serben Andrea Stojdinov.
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00