Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se ata janë duke respektuar marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.
Sipas tij këtë nuk është duke e bërë edhe pala kosovare.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për raportin gjashtëmujor për Kosovën, ai ka thënë se Prishtina e ka thyer edhe marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Washington të SHBA-së, njofton Klan Kosova.
“Fatkeqësisht duhet të them se Prishtina e ka thyer marrëveshjen e Washingtonit për moratoriumin për njohjet”, është shprehur Daçiq.
“Dua të ripërsëris se Serbia mbetet e përkushtuar për dialog që mund të çojë në zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën dhe Metohinë. Fakti që Prishtina është bashkuar në mini shengen është lajm i mirë jo vetëm për ekonominë por edhe stabilitetin e rajonit”.
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?