Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ömer Çelik ka thënë se “Armenia dhe mbështetësit e saj sillen si një rrjet masakrues që nuk gjendet as në ligjin e luftës”.
Në një postim nga llogaria në Twitter lidhur me sulmet e ushtrisë së Armenisë në qytetin Ganja të Azerbajxhanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne jemi pranë Azerbajxhanit. Mallkojmë sulmet vrasëse të Armenisë. Si një shtet hajdut Armenia vret civilët. Kryen masakra të pamëshirshme. Vrasësit dhe mbështetësit e saj shkelin ligjin. Sulmet e kryera në Ganja janë çnjerëzore”.
Çelik më tej shtoi se: “Armenia dhe mbështetësit e saj sillen si një rrjet masakrues që nuk gjendet as në ligjin e luftës. Këto sulme dhe masakra nuk do të mbesin pa u ndëshkuar. Armenia është fajtore për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit. Armenia duhet të dënohet në emër të njerëzisë dhe ligjit”.
KQZ miraton analizat për votimin me asistencë në Zgjedhje Lo...
Sveçla pas dënimit të spijunës serbe: Askush s’ është mbi li...
Prattipati nderon të zhdukurit: Familjet meritojnë të dinë f...
Sulmi në Uashington, i dyshuari përdori shkallët për të hyrë...
“Kurrë s’kemi dëgju seancë për diskutim për presidentin”- Op...
“Show propagandues”, Abdixhiku i prerë: S’marrim pjesë në se...