Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Niko Goro, rreth një orë pas krimit. Policia e Himarës bën të ditur se është vënë në pranga Kliti Leka 53 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij është bërë në zonën e njohur si “Livadhet” në Himarë. Po ashtu policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00. Goro u qëllua teksa ishte me të motrën pranë supermarketit të kësaj të fundit në qendër të Himarës. Nga të shtënat e armë mbeti e plagosur lehtë në këmbë edhe kjo e fundit.
Tre persona të tjerë në kërkim, të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit.
Ende nuk dihet motivet e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.
Njoftimi i policisë:
Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G.
Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë
Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.
Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...