Kryeministri Avdullah Hoti ka realizuar edhe dy shkarkime të tjera pas atij të drejtorit të Policisë së Kosovës.
Bëhet fjalë për Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, shkruan portali arbresh.info

I menjëhershëm ishte edhe emërimi i ushtruesve të detyrave të pozitave përkatëse.
Në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi, Kryeministri Hoti ka emëruar Bajram Rexha, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës./arbresh.info/
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...