Djali 14-vjeçar i Presidentit Donald Trump, Barron, rezultoi pozitiv për COVID-19n pas infektimit të dy prindërve, por nuk shfaqi simptoma, njoftoi Zonja e Parë Melania Trump të mërkurën.
“Për fat të mirë ai është një adoleshent i fortë dhe nuk shfaqi asnjë simptomë,” tha zonja Trump në një deklaratë.
Ajo tha se ajo vetë dhe i biri Barron tashmë janë testuar negativë për virusin.
Zonja Trump tha se simptomat e saj ishin “minimale” dhe se ajo shpreson të rifillojë “sa më shpejt” detyrat e saj si zonjë e parë.
“Kisha dhimbje trupi, kollë dhe dhimbje koke dhe ndihesha jashtëzakonisht e lodhur pjesën më të madhe të kohës,” tha ajo.
“Zgjodha të ndjek një rrugë më natyrale për sa i përket mjekimit, me më shumë vitamina dhe ushqim të shëndetshëm”, tha zonja Trump.
Presidenti Donald Trump kaloi tre netë në një spital ushtarak pasi njoftoi më 2 tetor se ai dhe Melania ishin testuar pozitivisht.
Për të trajtuar virusin, atij iu dha një terapi eksperimentale e dyfishtë, njëra me antitrupa, e formuluar nga kompania Regeneron Pharmaceuticals Inc dhe tjera antivirale me ilaçin remdesivir të firmës Gilead Sciences Inc. Veç kësaj, atij iu dha edhe deksametazon steroid.
“Në një farë mënyre u gëzova që të tre e kaluam këtë në të njëjtën kohë, sepse kështu patëm mundësi të kujdeseshim për njëri-tjetrin dhe të kalonim kohë së bashku”, tha zonja Trump./VoA/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...