uardoReal Madrid-i synon të realizojë transferimin e yllit të Rennes, Eduardo Camavinga nëse dështojnë të realizojnë transferimin e mesfushorit të Manchester United-it, Paul Pogba.
“Los Blancos” ishin të lidhur me francezin në 18 muajt e fundit, derisa Zidane zyrtarisht ka konfirmuar interesimin për ish yllin e Juventus-it, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, trajneri Ole Gunnar Solskjaer dëshiron me patjetër ta mbajë Pogba-n dhe i ka ofruar kontratë të re.

Kontrata momentale i skadon në vitin 2021 me mundësi rinovimi edhe për një tjetër, andaj nëse Pogba e rinovon kontratën, tekniku francez do provojë të sjellë mesfushorin Eduardo Camavinga në “Santiago Bernabeu”.
Sipas Sport Witness, Zidane ka informuar klubin se e do ransferimin e Camavinga-s.
Talenti gjithashtu shihet si opsion më i lirë, meqenëse United-i kërkon afro 100 milionë euro./arbresh.info.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A