Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj, priti sot në takim z. Abebayehu Assefa Mengistu koordinator për Ballkanin dhe Moldavinë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë si dhe me zyrtarë të tjerë të kësaj organizate, me të cilët bisedoi rreth menaxhimit të situatës epidemiologjike në vend dhe në rajonin e Ballkanit.
“OBSh mbetet partner i yni strategjik në luftimin e pandemisë duke na qëndruar afër gjatë kësaj kohe dhe asistuar si në përgatitjen e Manualin për Mbrojtje nga përhapja e Covid-19, me donacione të rëndësishme, përfshirë këtu edhe aparaturën për RT-PCR, të sjellë së fundi me çka IKSHPK-së i janë shtuar kapacitet për testime molekulare për Covid-19”, tha Ministri gjatë këtij takimi.
Ai theksoi se me OBSh-në dhe partnerët tjerë po zhvillojmë aleanca edhe për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19, kur të njëjtat të jenë aprovuar për përdorim.
Ministri Zemaj shprehu falënderimin për përkrahjen e rëndësishme që OBSh po i ofron Kosovës.
Nga ana e tij Abebayehu Assefa Mengistu, e vlerësoi menaxhimin e pandemisë në Kosovë dhe theksoi nevojën e përkushtimit dhe solidaritetit midis popujve në përballimin e kësaj sfide globale të shëndetit publik./arbresh.info/


Kreshnik Uka, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Aksident zinxhiror në Librazhd, një i vdekur dhe 6 të plagos...
KQZ miraton analizat për votimin me asistencë në Zgjedhje Lo...
Sveçla pas dënimit të spijunës serbe: Askush s’ është mbi li...
Prattipati nderon të zhdukurit: Familjet meritojnë të dinë f...
Sulmi në Uashington, i dyshuari përdori shkallët për të hyrë...