Kreu i ekzekutivit të vendit, Avdullah Hoti ka dhënë detaje rreth asaj që u diskutua me të ngarkuarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Sipas Hotit, vizita e Lajçakut në Prishtinë është bërë në momentin e duhur.
“Vizita e Lajçakut në Prishtinë është në momentin e duhur për të bërë një vlerësim të procesit të dialogut deri më tani dhe për të bërë plane për takimet e ardhshme që do t’i kemi në kuadër të këtij procesi”, u shpreh Hoti në një konferencë pas takimit me Lajçakun, raporton arbresh.info.
Kreu i Qeverisë së Kosovës, tha se tema e asociacionit është mbyllur në vitin 2013 dhe kjo temë është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.
“Ky nuk është proces i lehtë, ka tema të vështira, siç është asociacioni dhe tema të tjera, por të gjithave do tu qasemi bazuar në parimet e qarta që i kemi bërë të ditura para Kuvendit dhe qytetarëve të Kosovës. Asociacioni është temë e mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013 që është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Pastaj është marrëveshja e parimeve e vitit 2015 po ashtu edhe opinioni i Gjykatës Kushtetuese për këtë temë. I kemi të gjitha garancitë dhe mbështetjen e partnerëve tanë që ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”, ka thënë Hoti./arbresh.info/
Tymi i madh në Obiliq, KEK: Probleme të përkohshme në elektr...
Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...