8 persona janë arrestuar gjatë kësaj të marteje (13.10.2020) nga Policia e Tiranës.
Këta persona kanë rënë në prangat e uniformave blu për vepra penale të ndryshme.
3 persona kanë rënë në pranga pasi merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të një shkolle.
Një shtetas është arrestuar përndiqte në mënyrë të vazhdueshme ish të dashurën e tij.
Ndërsa 4 personat e tjerë janë arrestuar për shkak të shkeljeve të ndryshme të Kodit rrugor.
Njoftimi:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në zbatim të planit të masave për parandalimin, zbulimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të personave që shpërndajnë lëndë narkotike nëpër shkolla, ambientet pranë tyre apo në çdo ambient tjetër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të një shkolle, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Si rezultat i një pune të mirorganizuar, shërbimet e Komisariatit Nr. 2, në rrugën “Sami Frashëri” kanë konstatuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasit S. J., G. P dhe K. A., për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve dhe në banesat e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 350 gramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një shumë parash të dyshuara nga shitja e lëndës narkotike dhe 3 aparate celular.
Po nga shërbimet e Komisariatit Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 24 vjeç, banues në Durrës, sepse ka përndjekur ish të dashurën e tij në mënyrë të vazhdueshme.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-M. B., 20 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
-E. G., 27 vjeç, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.60 mg/l. Gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën e iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një thikë dhe një shkop bejsbolli.
– L. S., 50 vjeç, pasi në rrugën “Egnantia”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.58 mg/l.
-A. U., 24 vjeç, pasi në Mullet, ka aksidentuar dhe larguar nga vendi i ngjarjes, këmbësorin shtetasin e mitur me iniciale F. M., 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./TCH
Sytë nga Haga, Arbresh.info transmeton fjalimet e katërshes ...
Kurti pret përfaqësues të Parlamentit britanik në Prishtinë,...
Gjeneralmajori i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Osborn uron Kos...
Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, lejohet qarkullimi për ...
Trupat shqiptare në stërvitje për KFOR ’36 në Gjermani, Veng...
Përfundojnë bisedimet në Gjenevë, Zelensky akuzon Rusinë për...