Raporti vjetor i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019 nuk është hedhur në votim për shkak se në seancën plenare të Kuvendit të pranishëm ishin të pranishëm vetëm 48 deputetë.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci tha se për shkak të mungesës së kuorumit raporti nuk mund të hidhet në votim.
Paraprakisht, raporti ka marrë përkrahjen nga Komisioni për Ekonomi dhe Komisioni për Buxhet e Transfere.
Mbështetje ka marrë edhe nga deputetët e LDK-së dhe PDK-së, ndërsa kundër janë shprehur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...