Testimi i maturantëve shkoi pa problem në kryeqytet, thotë drejtoresha Shala

13:31 | 10 Tetor 2020
A Z

Sot në 84 shkolla në Kosovë u mbajt pjesa e dytë e testit të maturës. Atij ju nënshtruan gjithsej 8 mijë e 300 nxënës.

Sipas Drejtoreshës së Arsimit në komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, procesi i testimit të rreth 1 mijë maturantëve në nëntë shkollat në Prishtinë shkoi pa ndonjë problem dhe në të gjithat u përfillen rregullat anti COVID-19.

“Kësaj radhe ky proces ishte më lehtë i menaxhueshëm pasi numri i nxënësve është më i vogël. Pres që edhe këta me sukses ta kalojnë këtë test”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale