Këngëtari i njohur, Trey Songz, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Lajmin e tillë ai e ka ndarë përmes rrjetit social Instagra, ndërsa ka informuar rreth 12.2 milionë ndjekësit e tij, shkruan Mirror.
Pas rutinës së testeve që ka bërë, testi i krijuesi të hitit “Bottoms Up” ka rezultuar pozitiv, ndërsa ai po e merr shumë seriozisht këtë infektim.

Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Tremaine Aldon Neverson, tash e tutje do të izolohet i vetëm në shtëpi, për shkaqe të sigurisë.
“Unë jam testuar disa herë, pasi kam protestuar, kam shëtitur, e sigurisht kam edhe djalin e vogël në shtëpi. Jam testuar në mënyrë të vazhdueshme dhe fatkeqësisht rezultova pozitiv”, është shprehur ai.

Në fund të deklaratave, ai tregoi se e ka marrë shumë seriozisht virusin, ndërsa fton që edhe fansat të jenë të tillë.
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët