Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës ka njoftuar se ky shtet i është bashkuar zyrtarisht nismës botërore për sigurimin e dy miliardë vaksinave kundër koronavirusit dhe shpërndarjen e tyre në tërë botën deri në fund të vitit të ardhshëm.
Zëdhënësja e kësaj ministrie, Hua Chunying, tha të premten se Pekini i është bashkuar nismës së njohur si Covax, duke e bërë Kinën ekonominë më të madhe që bëhet pjesë e koalicionit që e ka për qëllimin luftimin e të ashtuquajturit “nacionalizëm për vaksinën”.
“Ky është një hap i rëndësishëm që Kina ka marrë për ta mbrojtur konceptin e një komunitetit të përbashkët të shëndetit për të gjithë dhe për ta nderuar zotimin e saj për t’i bërë vaksinat për Covid-19 dobi publike globale”, shkroi zëdhënësja Hua në Twitter.
Pekini fillimisht nuk e kishte respektuar afatin për t’u bërë pjesë e nismës së udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe disa organizata tjera.
Qëllimi i koalicionit me 156 shtete është që të sigurohen vaksina të koronavirusit për 3 për qind të popullsisë më të rrezikuar në secilin vend pjesëmarrës duke i mbuluar bashkërisht shpenzimet për hulumtime shkencore dhe shpërndarje te vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...