Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj e ka vlerësuar shumë të rëndësishme vizitën e kryediplomatit grek Nikos Dendias në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se pavarësisht pse Greqia është në mesin e shteteve që nuk e njohin Kosovën, është duke u ndërtuar një themel i fuqishëm i bashkëpunimit që shkon drejt aspiratës për njohje.
“Greqia është shtet i BE’së, shtet i rajonit, përkundër që ka qenë një shtet mosnjohës, në mesin e shteteve mosnjohësve, Greqia ka vënë një standard të lartë të bashkëpunimit, kjo vizitë është një sinjal i mirë se marrëdhëniet tona po thellohen. Po ndërtohet një themel i fuqishëm në ndërtimin e aspiratës tonë që shkon drejtë njohjes, besoj që sot gjatë ditës do të kemi kohë dhe mundësi që bashkë me ministrin të diskutojmë edhe modaliteet dhe fushat që do të mund të punonim bashkë”, ka thënë Haradinaj, që ka folur edhe për agjendën e ministrit grek.
“Do të ketë një agjendë protokollare, si e kërkon vizita zyrtare, do të takojë kryeministrin parlamentaren, presidenti nuk është në vend sic e dini”, ka thënë ajo.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit