Aplikacioni do të heqë nga pamja komentet specifike nëse ato duken si lloji i mesazheve që janë raportuar në të kaluarën.
Komentet do të fshihen automatikisht nga Instagrami, në një përpjekje për të dekurajuar përdoruesit që t’i postojnë ato.
Instagram gjithashtu do të rrisë përdorimin e “paralajmërimeve të tij”, të cilat përpiqen ti tregojnë përdoruesit kur ata vazhdimisht po postojnë komente potencialisht fyese.
Përditësimi u zbulua si pjesë e përpjekjes së vazhdueshme të kompanisë për të luftuar ngacmimin në platformë.
Komentet e reja të fshehura automatikisht janë të ndryshme nga ato që shkelin udhëzimet e komunitetit të Instagram-it, të cilat ndalojnë gjithçka nga shkelja e të drejtës së kopjimit, keqinformimi dhe gjuha e urrejtjes.
Ato komente që janë të fshehura mund të mos i shkelin domosdoshmërisht ato rregulla, por përndryshe janë potencialisht fyese ose negative. /Lajmi.net/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...