Konfirmon Zemaj, Maqedonia Veriore heq kërkesën e testit për COVID-19 për qytetarët e Kosovës

14:19 | 6 Tetor 2020
V. S.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se Qeveria e Maqedonisë Veriore ka marrë vendim që të hap kufijtë për Kosovën, pa testet PCR për qytetarët.

Zemaj ka thënë se këtë ia ka konfirmuar zvëndesësministri i shëndetësisë në Maqedoni, Ilir Hasani.

Postimi i plotë:

Qeveria e Maqedonisë Veriore ka miratuar propozimin e komisionit për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve për Kosovën pa teste PCR.

Këtë ma konfirmoj zv. Ministri i Shëndetësisë z.Ilir Hasani, gjatë një bisede telefonike.

Situata momentale epidemiologjike në vendin tonë nuk përbën rrezik dhe përshëndes vendimin e sotëm për hapjen e kufijve pa test PCR.

Test PCR mund të kthehen nëse vërejmë se ka rritjet të rasteve të infeksionit.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 122 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 34!

Bashkë për një rajon të shëndetëshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale