Në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit, ndërtesa e Kuvendit të Kosovës sonte është ndriçuar me ngjyrë rozë, në shenjë solidarizimi me nënat, gratë dhe vajzat që përballen me këtë sëmundje të rrezikshme.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani me këtë rast ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse t’i shtojnë kapacitetet për diagnostikim dhe trajtim të kancerit të gjirit, duke thënë se detektimi i hershëm shpëton jetë.
“Për t’i kujtuar ato që na lanë dhe për t’i inkurajuar edhe më tej ato që ngadhënjyen në këtë sfidë. Rrëfimi i tyre duhet të jetë mësimi më i mirë për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm. Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të shpeshta te gratë, andaj është jetike të rritet vetëdija qytetare dhe të praktikohet kontrolli te mjeku. Njëkohësisht, institucionet përgjegjëse duhet t’i rrisin kapacitetet për diagnostikim dhe trajtim të sëmundjes. Detektimi i hershëm shpëton jetë”, ka shkruar Osmani.
Postimi i plotë:
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...