Manchester United-i e ka shitur qendërmbrojtësin Chris Smalling të Roma për 18 milionë euro.
Anglezi kaloi edicionin e kaluar në formë huazimi të Roma, ndërsa dëshironte rikthimin, transmeton portali arbresh.info.
Roma kaloi tërë verën duke provuar që të transferonte lojtarin nga “Djajtë e Kuq”, por nuk u pajtuan në çmimin e lojtarit.

Sidoqoftë, marrëveshja për 30-vjeçarin është arritur me Romën që do paguajë 15 milionë euro plus tre milionë euro shtesë.
Transferimi gjithashtu është konfirmuar edhe nga dy skuadrat./arbresh.info.
https://twitter.com/ManUtd/status/1313205438217945093
Arrestohet një i ri në Ferizaj, konfiskohet armë zjarri edhe...
Rasti “Banjska”- Dëshmitari nga Shkupi thotë se dëgjoi të sh...
Howard: Pulisic mund të bëhet Salah ose De Bruyne i radhës n...
Dua Lipa uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Presidenti i Senegalit uron Pavarësinë e Kosovës
Avokati i Jakup Krasniqit në fjalën përfundimtare: Jemi të s...