Ka shkuar në 15 mijë e 855 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se ka shkuar në 15 mijë e 855 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus, shkruan Arbresh.info.
Sipas IKSHPK-së, vetëm në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë regjistruar 41 raste të reja, përderisa dy persona kanë ndërruar jetë dhe 73 të tjerë janë shëruar nga koronavirusi, shkruan lajmi.net.
Siç bën të ditur IKSHPK-ja, në 24 orët e fundit numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë, ku 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, kurse Gjilani radhitet i dyti me 9 raste dhe Gjakova me 6 raste.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:
73 TË SHËRUAR DHE 41 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 654 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 41 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali Gjilan dhe 1 rast nga spitali Prizren).
Numri total i rasteve pozitive është 15.855 raste nga 70.873 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 632 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 73 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.294.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 11 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste dhe me nga një rast Deçan, Kamenicë, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
Presion dhe kanosje ndaj votuesve raportohet në Mitrovicë të...
Zelensky thotë se Rusia ‘nuk dëshiron paqe’, për...
Rama: Shqipëria 54 vende më lart në qeverisjen digjitale
Plagoset me armë zjarri një person në Suharekë, arrestohen p...
Kandidati i PDK-së për kryeministër voton në Mitrovicë të Ju...
Kurti: Pjesëmarrja në votime reflektohet edhe në cilësinë e ...