Afrim Tovërlani ka konfirmuar që do të japë dorëheqje nga posti i trajnerit te Feronikeli.
Trajneri prishtinas ka thënë që do të mbajë një takim me presidentin Naser Ramaj dhe më pas sipas të gjitha gjasave do të largohet.
“Mendoj që kjo është ndeshja e fundit në krye të Feronikelit. Do bisedoj me presidentin e klubit. Sipas të gjitha gjasave do të tërhiqem nga Feronikeli”, deklaroi Tovërlani për Art Sport, përcjellë Olle.
“Për momentin s’kam çfarë flas më shumë. Ndoshta më mirë do të ishte të vinte një trajner tjetër te Feronikeli gjatë pauzës dy-javore”, shtoi ai.
Sa i përket ndeshjes, Tovërlani tha se shkaktar i humbjes ishte tërheqja e skuadrës në pjesën e dytë.
Drita fitoi 2:1 me dy gola të realizuar në pjesën e dytë.
Rezultati negativ ndaj Man Cityt mund t’i kushtojë me ...
Për një javë, policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi mbi 150...
Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofon...
Flick konfirmohet rikthimin e Ter Stegenit, por ka një lajm ...
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...