Një ditë para fillimit të vitit shkollor në shkollat fillore të Strugës nuk ka kushte teknike për zhvillimin e mësimit “online”. Askund nuk ka internet optik kurse interneti ekzistues nuk mund t’i plotësojë nevojat. Komuna njofton bojkotimin e orëve nga 1 tetori nëse Ministria e Arsimit nuk e pranon kërkesën e tyre dhe të shkollave, për zhvillimin e mësimit me prani fizike.
Nesër, Komuna e Strugës përsëri do të kërkojë nga Ministria e Arsimit që t’u lejojë atyre mësim me prani fizike.
Në disa shkolla në zonat rurale të Strugës, instalimi elektrik është me një fazë që nga koha kur janë ndërtuar para disa dekadave, për këtë shkak nuk mund të instalohet internet më i shpejtë. Komuna e Strugës thotë se do të kalojë të paktën një muaj për instalimin e internetit optik nëpër shkolla sepse për këtë, duhet të shpallet thirrje publike./alsat/
Matoshi i drejtohet opozitës: Feriden s’pe dojnë, a di kush ...
Musliu: Kosova nuk ka nevojë për Feride që heshtin përballë ...
Shkon në pesë numri i të arrestuarve për keqpërdorim të dety...
Seanca e së hënës, Cakolli: Shkelje e pastër kushtetuese
Hyseni e VV-së fton opozitën t’i bashkohet ‘‘raundit të dytë...
Zgjedhja e presidentit, Hamza: Jemi përballë një akti të rre...