Është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor në mes të pesë institucioneve.
I organizuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) sot është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të memorandumit në mes të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Prokurorisë së Shtetit, Policisë së Kosovës dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Qëllimi i këtij memorandum është ngritja e nivelit të bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm institucional në mes të KQZ, PK, PSH, PZAP, KGjK dhe KPM për parandalimin e shkeljeve ligjore si dhe hetimin, ndjekjen dhe gjykimin efikas të gjitha rasteve që bien ndesh me ligjet, rregullat zgjedhore apo veprat penale kundër të drejtave të votimit në të gjitha fazat e procesit zgjedhor./arbresh.info/


“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...