Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, mbajti sot takim të përbashkët me kryetarët e komisioneve parlamentare. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me punën e komisioneve përgjatë sesionit vjeshtor, si dhe mbarëvajtja e punimeve të komisioneve përgjatë muajve në vijim.
Osmani potencoi se këto takime janë të një rëndësie të veçantë, të cilat ndikojnë në koordinim më të madh të punës së të gjitha komisioneve parlamentare.
Fillimisht, kryetarja e Kuvendit i njoftoi të pranishmit lidhur me gjendjen e projektligjeve në procedurën e shqyrtimit në komisione parlamentare, duke i përgëzuar njëkohësisht për angazhimin e tyre përgjatë sesionit të kaluar. Poashtu, ajo inkurajoi komisionet të iniciojnë nisma legjislative, kur do që një gjë e tillë të jetë e nevojshme, raporon arbresh.info.
Tutje, kryetarja e Kuvendit trajtoi edhe disa tema të rëndësishme për mbarëvajtjen e punës së Kuvendit, e specifikisht të komisioneve parlamentare. Ajo u bëri thirrje komisioneve të angazhohen në monitorimin e zbatimit të ligjeve nga fushë- veprimtaria e tyre.
Poashtu, Osmani kërkoi angazhim të shtuar të komisioneve lidhur me përmbushjen e obligimeve që dalin nga agjenda e integrimit evropian, e njëkohësisht u bëri thirrje që të respektojnë Ligjin për Barazi Gjinore gjatë procesit të rekrutimit për pozita udhëheqëse në agjenci të pavarura.
Kryetarja Osmani poashtu vëri në pah nevojën për miratimin e rregullores së re të punës së Kuvendit, duke inkurajuar deputetët që sa më parë të ri-fillojnë trajtimin e saj.
Në anën tjetër, kryetarët e komisioneve parlamentare shpalosën planet e punës së komisioneve përkatëse, duke u fokusuar në agjendën legjislative dhe aktivitetet mbikëqyrëse të komisioneve. Poashtu, ata ndanë dhe sugjerimet dhe sfidat me të cilat përballen gjatë punës së tyre në komisione.
Takime të tilla do të vazhdojnë të organizohen në baza periodike, për të rritur bashkëpunimin mes komisioneve parlamentare dhe efikasitetin e punës në Kuvend./arbresh.info/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...