Më shumë se 60 milionë njerëz në Indi mund të kenë qenë të infektuar me coronavirus, dhjetë herë më shumë se sa shifra zyrtare, ka deklaruar agjencia kryesore që monitoron pandeminë në vend, duke cituar një studim mbarëkombëtar.
Sipas The Guardian, bazuar në të dhënat zyrtare, India është vendi i dytë në botë më i goditur nga pandemia e COVID-19, me më shumë se 6.1 milionë të prekur, menjëherë pas SHBA-së.
Mirëpo, së fundmi thuhet se shifrat reale mund të jenë shumë më të larta, sipas hulumtimit të fundit serologjik – një studim që teston gjakun për gjetjen e antitrupave të mundshëm; për të vlerësuar përqindjen e një popullate që e ka luftuar virusin.
“Përfundimet kryesore nga ky sero-sondazh vlerësojnë se një nga 15 individë mbi 10 vjeç ka qenë i ekspozuar ndaj COVID-19 deri në muajin gusht”, tha drejtori i përgjithshëm i Këshillit Indian për Kërkime Mjekësore (ICMR), Balram Bhargava.
Shifrat të cilat përpilohen nga Universiteti John Hopkins për rastet me coronavirus në të gjithë botën, vijnë kryesisht prej të dhënave zyrtare, që publikohen nga autoritetet e vendeve. /Telegrafi/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...