Viti i ri Akademik 2020-2021 për Universitetet Publike dhe Private fillon më 2 nëntor.
Ky është vendimi i marrë nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.
Vendimi vjen një ditë pas takimit të ministres Evis Kushi, me rektorët e universiteteve Publikë në vend.
Për shkak të pandemisë, janë marrë edhe masat që duhen respektuar nga studentët pas kthimit në auditore.
Pandemia bëri që viti akademik që lamë pas të shtynte provimet, çka detyroi Ministrinë e Arsimit, për të vendosur një datë të pazakontë, për rifillimin e vit të ri akademik.
Në vitet të tjera të zakonshme, fillimi i muajit tetor ishte përcaktuar edhe si koha e përshtatshme për fillimin e vitit të ri Akademik. /NOA.al
Haradinaj i hap rrugë Gjinit në AAK: Të besoj në rrugëtimin ...
Nga formacioni më i mirë te ai i zbulimeve dhe zhgënjimeve, ...
Guardiola zbulon nëse do të drejtojë menjëherë ndonjë skuadë...
Kontrolle në burgun e Fierit, sekuestrohen drogë, telefona d...
Protesta masive në Madrid/ Mijëra persona zbresin në rrugë, ...
Bastisje në tri lokacione në Graçanicë, konfiskohet kokainë ...