Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sot u konstituua Grupi i Deputetëve të Gjelbër i Legjislaturës VII.
Sipas Grupit me përfaqësim gjithëpërfshirës politik, avancimi i politikave të gjelbra në vend, përveç se ndikon pozitivisht në mbrojtje të mjedisit, ka ndikim të drejtpërdrejt edhe në përmirësimin e shëndetit publik, posaçërisht në kohën e përballjes me pandeminë Covid-19.
Kryetarja Osmani i falënderoi deputetët për angazhimin në avancimin e agjendës së gjelbër si dhe përkushtimin për ta promovuar dhe zbatuar atë.
“Jemi dëshmitarë që tashmë politikat e gjelbra janë në qendër të tërë konceptit të zhvillimit ekonomik dhe kjo është dëshmuar qartë me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane. Andaj, është koha që Kuvendi i Kosovës të ketë qasjë proaktive në adresimin e sfidave mjedisore dhe promovimin e agjendës së gjelbër, ngaqë kjo ndikon drejtpërdrejt në mbrojtjen e shëndetit tonë por edhe rezulton në mundësi të pafundme ekonomike të paeksploruara deri me tani”, ka theksuar Osmani, raporton arbresh.info.
Deputetët anëtarë të Grupit të Gjelbër konfirmuan dedikimin e tyre për një aktivizëm të mirëfilltë të këtij grupi, duke u angazhuar në zbatimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës mbi gjendjen alarmante të cilësisë së ajrit të vitit 2018.
Ata, gjithashtu u zotuan për t’u angazhuar në nisma vetëdijësuese, rishikim dhe monitorim të zbatimit të legjislacionit mjedisor, por edhe në avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, sidomos në sferën e bashkëpunimit me shoqërinë civile, nivelin lokal dhe komunitetin e biznesit./arbresh.info/
Zelensky përjashton mundësinë e lëshimeve territoriale
Liga e Kampionëve rikthehet me disa duele të zjarrta
Zelensky arrin në Romë, takohet fillimisht me Papën, pastaj ...
Revista Vogue prezanton Bleona Qeretin në një kopertinë magj...
“Oj gërllaj, shuj mo”, kujt iu drejtua kështu Fjolla?
Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët në Gjermani