Demi Lovato nuk është admirues i mënyrës së si Max Ehrixh po e trajton ndarjen e tyre.
Dyshja raportohet se filluan lidhjen në mars dhe u fejuan në korrik. Ndërkohë, javën e kaluar Fox News konfirmoi se fejesa e tyre kishte përfunduar.
Që atëherë, Ehrich, 29 vjeçar, ka pohuar në Instagram se Lovato, 28 vjeçare, nuk e informoi atë për ndarjen, por që ai e mësoi lajmin nga një tabloid.
Ai e ndoqi atë pretendim me disa postime në rrjetet sociale, për E! News, duke sugjeruar se ai ishte ‘ngacmuar’ nga fansat e këngëtares.
Një burim tha se Ehrich ‘po gënjen’ se si e zbuloi ai lajmin dhe shpjegoi se Demi e informoi atë për ndarjen para se të përhapej në shtypin rozë.
“Demi nuk dëshiron asnjë kontakt me Max në këtë pikë”, shtoi burimi. “Ajo është plotësisht në siklet nga mënyra se si ai po vepron dhe po vë marrëdhënien e tyre përmes mediave sociale. Ajo nuk dëshiron asgjë të ketë me të”.
https://www.instagram.com/p/CFhuGeGBM1q/
Lovato nuk ka bërë një reagim publik për ndarjen, por siç raportohet po kalon kohë të mirë me të afërmit e saj.
“Ajo është duke kaluar kohë të mirë me familjen dhe miqtë e saj, të cilët tani janë duke e ndihmuar”, thuhet më tej.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...