Analisti Imer Mushkolaj thotë se pas rrjedhjes së dokumenteve ka shqetësim te qytetarët.
Mushkolaj në “Debat Plus” ka thënë se nuk ishte hera e parë në Kosovë që ndërkombëtarët bëjnë spektakle me arrestime si ato te zyrat e OVL UÇK-së.
“Në një far forme janë nevojitur spektakle të tilla, e them kushtimisht, për të treguar se Gjykata Speciale e ka seriozisht”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Analisti thotë se Gjykata Speciale e ka për borxh ndaj qytetarëve të Kosovës të tregojë nëse dokumentet e publikuara janë të tyre apo jo.
Ai thotë se është mjaft shqetësuese publikimi i dokumenteve të tilla pasi aty ka emra njerëzish që janë gjallë dhe jetojnë në mesin tonë.
“E kuptoj se qëllimi ka qenë diskreditimi i Gjykatës Speciale, por duhet parë cili është më i madh. A është dëmi më i madh nëse do të rrezikohej jeta e një njeriu apo atë që OVL UÇK e quan dëm”.
Mushkolaj thotë se megjithatë me rrjedhjen e këtyre informacioneve Gjykata Speciale është diskredituar.
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...