Mozzik ka qenë i ftuari i Luana Vjollcës në premierën e emisionit “Shiko Kush LUAN”. Reperi performoi disa nga HIT-et e tij më të pëlqyera nga albumi i tij “Mozzart”; ku ndër to ishte dhe “HANA”; kënga kushtuar vajzës së tij.
Pak para performancës së reperit moderatorja dhe autorja e emisionit Luana Vjollca i dedikoi një intervistë në lidhje me Hanën dhe emocionet e Mozzik ishin të mëdha.
Një ndër pyetjet ishte edhe me faktin se Hana po bën namin në Instagram edhe pse nuk ka mbushur ende 2 vjeç, si ka mundësi që i keni hapur instagram dhe ka më shumë followers se shumë artistë të tregut aktual?
Mozzik u përgjigj duke thënë se ai nuk ka dashur që Hana të ketë një llogari në Instagram; por ka qenë Loredana, mami i vajzës së tij; ajo që ia ka dashur dhe ia ka hapur një të tillë.
Vlen të thuhet se faqja e Instagramit të Hanës ka një rrjet ndjekësish vërtet aktivë dhe mund ta quajmë bebin më të famshëm shqiptar në rrjete sociale./tch/

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngja...
Osmani ia dorëzon flamurin e Kosovës skiatorëve Kryeziu e Ko...
Sarajeva i bashkohet procedurës penale në Milano pët `turist...
Vendimi i Kushtetutës për Rashiq, reagon Basha: Përmban gabi...
Numërohen mbi 85 % e votave, ky është rezultati
Kurti: Rruga drejt çlirimit të Kosovës është e shtruar me gj...