Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj është deklaruar rreth procesit të dialogut me Serbinë dhe qëndrimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Mini-Shengenin.
Selmanaj në intervistën e dhënë për “Përballje”, në Telegrafi ka treguar pse partia e tij (LDK) kanë ndryshuar qëndrim për Mini-Shengenin.
“Në fakt iniciativa ka ndodhur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kosova ka qenë e përjashtuar në atë kohë kur ka ndodhur ideja në Novi Sad. Normalisht kur Kosova është larguar ose nuk është thirrur fare, ne e kemi kuptuar si përpjekje të Serbisë që Kosovën ta injoroj totalisht dhe sovraniteti i saj të vihet në pikëpyetje.
Kemi kundërshtuar formën, jo përmbajtjen. Ka pasur ide që mund të bëhet një union doganor, ku të gjitha mallrat që do të vijnë nga shtetet e Bashkimit Evropian, do të doganohen dhe zhdoganohen në kufi, në shtetet që ata kyçen të parat në këtë zonë, dhe Kosova ishte i vetmi që nuk kufizohej me asnjë shtet të BE-së. Ne tashmë e kemi kuptuar saktë që kjo çështje nuk do të ndodhë”, ka thënë ai.
Kurse, sa i përket ligjit për rimëkëmbjen ekonomike, Selmanaj u shpreh optimist që ky ligj do të votohet në seancën e ardhshme, ditën e premte.
“Ne po shpresojmë që nesër kemi me kalu ligjin për rimëkëmbjen ekonomike. Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike do ta votojnë edhe dy deputetë të LDK-së, ata që kanë dalë kundër partisë. Për shkak të rëndësisë që e ka ky ligj do ta kemi edhe votën e opozitës”, pohoi ai.
Selmanaj shtoi më tej se strategjitë e PDK-së dhe LVV-së që të mos marrin fare pjesë në votim janë primitive.
“Opozita nuk po merr pjesë farë në votim. Populli po dëmtohet nga mos votimi i ligjit për rimëkëmbjen ekonomike. Këto janë strategji primitive”, shtoi ai.
Selmanaj gjatë intervistës ka folur edhe për mocionin e LVV-së për rrëzimin e Qeverisë, çështjen e presidentit, si dhe për partnerët e koalicionit.
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren