Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është takuar me delegacionin amerikan të Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC) në lidhje me investimet potenciale të kësaj korporate në Kosovë.
Sipas një komunikate të Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Gjuriq i ka informuar zyrtarët e korporatës për kapacitetet agrikulturore në Kosovë, potencialin industrial dhe mundësitë për zhvillim të turizmit si dhe rëndësinë e mbështetjes së bizneseve të vogla dhe të mesme që varen nga prodhesit lokal në komunat me shumicë serbe në Kosovë, shkruan Novosti, transmeton Gazeta Express.
“Gjuriq ka falenderuar përfaqësuesit e DFC’së, dhe drejtorin e Zyrës në Beograd, John Jovanovic për gatishmërinë e tij për të investuar në ekonominë e Serbisë dhe Kosovës duke shprehur pritshmëritë që fuqia më e madhe ekonomike në botë do të kontribuojë përmes projekteve të ndryshme ekonomike në këtë pjesë të Evropës”, thuhet në komunikatën e Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në qeverinë e Serbisë.
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë