Paris Saint-Germain ka shfaqur interesim për dyshen e Interit, Marcelo Brozovic dhe Radja Nainggolan, të cilët pritet të largohen nga San Siro para 5 tetorit.
Për Nainggolanin flitet se mund të kthehet në Cagliari, ku e kaloi në huazim sezonin 2019/20, por sipas mediave italiane 32-vjeçari pëlqehet nga kampioni francez.
Por përveç tij, PSG-ja thuhet të ketë shfaqur interesim edhe për mesfushorin tjetër zikaltër, Brozovic, i cili është në listën e shitjeve.
Pavarësisht se ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për fanellën zikaltër për një kohë të gjatë, Brozovic është nxjerrë në treg nga Interi.
Trajneri i Interit Antonio Conte dëshiron të shesë për të mbledhur të holla për blerjen e mesfushorit të Chelseat, N’Golo Kante./Gazeta Express/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...