PDK ka vendosur përpara interesat e vendit e jo ato partiake.
Kështu tha shef i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Hamza tregoi edhe arsyen pse nuk e kanë votuar ligjin për rimëkëmbje ekonomike, raporton portali arbresh.info.
“Siç e dini situata ekonomike në vend është duke u vështirësuar edhe si rezultat i pandemisë edhe si rezultat i vonesave për adresimin e nevojave. Është vonuar me procedimin e aprovimin e buxhetit këtë vit dhe s’ka qenë adekuat. PDK ka dëshmuar se e kemi qit interesin e vendit para atij të partisë. Kemi përkrah të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe kemi votuar rishikimin buxhetit pa as një kusht. Në nuk dëshirojmë të jemi pengesë në drejtimin e ligjit të rimëkëmbjes ekonomike. Na po kërkojmë që të ulemi dhe ta bëjmë më të mirën për vendin sepse ky ligj që na ka ardh nga Qeveria nuk është adekuat”./arbresh.info/
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik
Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët n...
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...