Një 84 vjeçar nga Kamenica ka vdekur mbrëmë, pasi është goditur nga një veturë rreth orës 19:00 në lagjen “Iliria”.
Nga policia kanë njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar.
“Rr. Adem Jashari, Kamenicë 21.09.2020 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore duke mos e përshtatë shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës kishte goditë këmbësorin viktimën mashkull kosovar i cili në atë moment kishte qenë duke e kaluar rrugën. Si pasojë e goditjes me veturë viktima në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë vdekjen, këtë e ka konstatuar mjeku. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/
19-vjeçari në Ferizaj kapet duke vozitur me shpejtësi 106 km...
Muriqi pranon çmimin ‘Lojtari i Muajit’
Më shumë ministri, më pak gra ministre në qeverinë e re
Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029