Kryeministri, Avdullah Hoti nesër do të vizitojë Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, raporton Arbresh.info.
“Kryeministri Avdullah Hoti viziton Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK)”, thuhet në njoftimin e zyrës së shefit të qeverisë.
Ndryshe, nesër në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) do të mbahet ceremonia e pritjes së misionit të ekspertëve COVID-19 “Joint Robert Koch Institute/EMT/GOARN- mission to Kosovo” nga Gjermania.
Ekipi i ekspertëve epidemiologjikë dhe mjekësorë nga instituti gjerman i shëndetit publik “Robert Koch Institute” do të qëndrojë në Kosovë për dy javë për të ofruar ndihmë në lidhje me nevojat Covid-19 në Kosovë. Misioni i Ekspertëve do të drejtohet nga Dr. Andreas Jansen, shkruan Arbresh.info.
Në ceremoni do të marrin pjesë Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, Ambasadori gjerman Jörn Rohde, Znj. Ulrika Richardson, Koordinatore e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë dhe Z. Sergei Koryak, udhëheqës i Zyrës së OBSH-së në Kosovë.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...