Është zbuluar dëshmia e Fjolla Morinës pasi u kap me armë në doganë.
Fjolla Morina ka pranuar autorësinë e armës së zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj, në dëshminë e dhënë në policinë e Kukësit.
Gjatë marrjes në pyetje, këngëtarja ka treguar se arma i përket asaj dhe se e kishte vendosur kohë më parë në çantë. Ajo madje theksoi se kishte harruar që e kishte armën në çantë.
“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam harruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë” – tha këngëtarja.
Ndaj këngëtares rëndon akuza e “Trafikimit të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim, akuzë kjo që parashikon një dënim nga 10 deri në 20 vite burgim.
Por edhe nëse trafikimi i armës nuk është kryer në bashkëpunim, sërish Fjolla Morina, rrezikon një dënim që varion nga 7 deri në 15 vite burgim./ln/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...