Avokado është një frut i gjelbër me lëkurë të errët dhe është i disponueshëm gjatë tërë vitit.
Përmban vitamin dhe minerale që janë të nevojshme për një shëndet të mirë.
Çfarë e bën saktësisht këtë frut në formë dardhe një superushqim?
Avokado përmban yndyrë të mirë, e cila ndihmon në uljen e kolesterolit të keq, transmeton portal arbresh.info
Ka rreth 20 vitamina dhe minerale. Kështu, në një pjesë prej 100 gramësh, ju merrni: 485 miligramë kalium; 81 mikrogram folate; 0,257 miligramë vitaminë B6; 10 miligramë vitaminë C; 2.07 miligramë vitaminë E; hekur. Përmban edhe fibër, prandaj na bën të ndihemi të ngopur kur e konsumojmë.
Një avokado e mesme përmban rreth 322 kalori dhe deri në 30 gram yndyrë.
Për shkak të vlerave të mëdha ushqyese, avokado ndihmon fëmijët për një shëndet më të mirë, si dhe gratë shtatzëna për marrjen e vitaminave dhe mineraleve.
Fëmijët mund të konsumojnë avokado që kur janë 6 muajsh. Mund të përzihet me mollë, kumbull, banane dhe me kos.
Foshnjat kanë nevojë për yndyrna “të mira” në dietën e tyre për rritjen dhe zhvillimin e duhur të trurit./arbresh.info/
Reagon ASHAK: Prokuroria Speciale rrezikon paanshmërinë e dr...
Latifi i uron mirëseardhje Fazliut: Paç këmbën e mbarë e fat...
Komuna e Vitisë, OVL-UÇK dhe “KF Vllaznia” mbështesin Marshi...
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...