Deputetja e kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë së kjo parti e sheh shqetësuese këtë fakt, sepse nuk iu ka interesuar e nuk janë merr me këtë çështje.
Ajo ka kritikuar ka kritikuar Qeverinë pas hyrjes së trupave të ushtrisë serbe në Kamenicë, raporton arbresh.info.
“PDK, është mjaftë e shqetësuar me shkeljen flagrante të sovranitetit te Republikës së Kosovës, nga xhandarmëria serbe e cila jo radhë herë, synon të shkaktoj konflikt. E, më shqetësuese është fakti se qeveria e Kosovës dhe institucionet e sigurisë nuk e kanë prishur komoditetin e kanë kaluar e neglizhuar në heshtje këtë provokim të Serbisë”, ka thënë ajo.
Musliu, shtoi se reagimet e Hotit, Veliut dhe organeve tw sigurisë i ka quajtur reagime sporadike, e kjo temë do të duhej të ngritej edhe në Uashington e Bruksel nga kryeministri Avdullah Hoti.
“Reagimet sporadike të Kryeministrit Hoti, ministrit Veliu dhe organeve të tjera të sigurisë, janë aspak profesionale, të nivelit se si duhet të reagojmë si shtet. Ne kemi pritur që këtë çështje ministri Hoti, ta ngris në Uashington e Bruksel, gjë që nuk u pa e as nuk u dëgjua, po të ishte diskutuar, do të mblidhej edhe këshilli i Sigurimit për të diskutuar për këtë skandal brenda 24 orëve”, ka thënë deputetja Muliu.
Ajo tha se nëse nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës, kur cenohet rendi, integriteti dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës, atëherë pse ekziston ky këshill. Kjo neglizhencë shtetërore, është rrezik për destabilizim të vendit./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/652889498960327
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...