Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
LABINOT (Safet) ZEQAJ i lindur me 01.02.1988 në Deçan.
I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale:
“Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%
Man City deklason Chelsean – shfrytëzon gafën e Arsenalit dh...
E rëndë në Vlorë, fëmija tre-vjeçar bie nga ballkoni i katit...
Shkurtimi i financimit për Serbinë, deputetja britanike: Bru...