Më shumë se 70 migrantë janë hedhur nga anija e shpëtimit, ndërsa ishin në pritje të lejes për t’u ankoruar në Italinë jugore.
Sipas organizatës së bamirësisë “Open Arms”, migrantët u hodhën në det pasi mësuan se leja për të hyrë në Malta u ishte refuzuar.
Ata u shpëtuan të mërkurën nga autoritetet italiane në brigjet e Palermos, në jug të Siçilisë, shkruan skyneës, transmeton portal arbresh.info
Anija e kërkim-shpëtimit mori tre grupe të ndara gjatë përpjekjeve për të kaluar Mesdheun me anije të vogla javën e kaluar dhe kishte rreth 280 migrantë dhe refugjatë në bord.
Rojet bregdetare italianë kanë shpëtuar dy gra shtatzëna dhe një burrë, të cilëve u është dhënë ndihma mjekësore.
Evarist Bartolo, ministri i jashtëm maltez, tha se ishulli i vogël nuk është në gjendje të pranojë më migrantë dhe refugjatë dhe se i takon BE-së të zbatojë një sistem për ata që shpëtohen nga bamirësi ose anije tregtare.
Në fillim të javës, Italia ka lejuar 27 migrantë që të hynin në territorin e tyre, të cilët kaluan rreth 40 ditë në një anijë daneze.
Në anën tjetër, Greqia është duke u përballur me një tjetër ‘luftë’ të emigrantëve.
Pas zjarrit në një kamp në ishullin Lesbos, më shumë se 120 mijë njerëz janë lënë në mëshirën e një strehimi emergjent dhe pa ushqime.
Kampi i ri është gati të pranojë të paktën 5,000 njerëz, megjithatë të mërkurën vetëm 1,200 ishin zhvendosur.
Në një deklaratë, policia tha: “Ky është një operacion për mbrojtjen e shëndetit publik dhe me një mision të qartë humanitar”.
Grupet humanitare kanë kritikuar Bashkimin Europian, duke argumentuar se po braktis migrantët që përpiqen të bëjnë kalimin e rrezikshëm të detit nga Afrika e Veriut./arbresh.info/
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...