Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se në Washington nuk është negociuar asgjë.
“Nëse mendoni se kryeministri Hoti ka negociuar diçka në Washington, e keni gabim. Unë ftoj kryeministrin që ta na tregoj se cili është drafti i parë, dytë, tretë i marrëveshjes nëse e kanë negociuar…Kjo marrëveshje që është është më shumë meritë e amerikanëve sesa e Qeverisë tonë”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj ka shtuar se rikthimi i fuqishëm i SHBA me një përpjekje që ta përmbyll dialogun Kosovë-Serbi është zhvillim pozitivë.
“I kam dëgjuar lajmet për njohjen e Izraelit, por është vetëm laj. Njohja është akt politik dhe formal, asnjë vendim deri më tash në Jerusalem nuk është marrë as nga Qeveria as nga Ministria e punëve të Jashtme. Andaj ju lutem mos i thoni kësaj njohje por zotim për njohje”, tha Hoxhaj./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/325182478732620
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...