Barcelona do të përballet sot me Gironën në një ndeshje tjetër përgatitore për sezonin e ri dhe trajneri Ronald Koeman ka vendosur që përsëri të mos i ftojë lojtarët si Luis Suarez, Arturo Vidal, Rafinha, Matheus Fernandes dhe Moussa Wague.
Për ndeshjen e së shtunës kundër Nastic, Suarez nuk u ftua për shkak të bisedimeve me Juventusin, por edhe pse ajo marrëveshje ka dështuar, trajneri holandez përsëri nuk e ka ftuar uruguaianin.
Vidal, ndërkohë, është duke e finalizuar kalimin në Inter që pritet të ndodhë në orët në vazhdim.
Fernandes është në pushim mjekësorë, ndërsa mungesa e Wagues është teknike, sipas Marcas.
Lista e lojtarëve të Barcelonës për ndeshjen e sotme në orën 19:00:
Portierë: Neto, Inaki Pena, Arnau Tenas
Mbrojtës: Clement Lenglet, Jordi Alba, Ronald Araujo, Jorge Cuenca, Nelson Semedo, Gerard Pique, Junior Firpo
Mesfushorë: Sergi Roberto, Sergio Busquets, Philippe Coutinho, Frenkie de Jong, Carles Alena, Konrad de la Fuente, Pedri, Riqui Puig
Sulmues: Martin Braithëaite, Antoine Griezmann, Leo Messi, Ousmane Dembele, Trincao
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...