Grpi i Asamblistëve në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, së shpejti do të dalë me propozim që teatri i qytetit të Vushtrrisë të mbaj emrin e aktorit të madh, Adem Mikullovci. Këtë e ka bërë të ditur Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri që ka paralajmëruar se së shpejti ky propozim do të arrij në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Vushtrri, nëpërmjet Grupit Kuvendar të saj, ka dorëzuar në Sekretarinë e Kuvendit Komunal Vushtrri, kërkesën për futje në rend të ditës në seancën e radhës, propozimin për ndryshimin e emërtimit të Teatrit të Qytetit – Vushtrri, në Teatri “Adem Mikullovci” – Vushtrri.” njofton faqja zyrtare e Qendrës së LVV-së në Vushtrri.
“Arsyetimin e bazojmë në kontributin e jashtëzakonshëm të tani të ndjerit Adem Mikullovci, në veprimtarinë e tij artistike, kulturore dhe politike përgjatë jetës së tij, e poashtu duke e ditur edhe prejardhjen e tij nga qyteti ynë.” thuhet në njoftim.
Mungesa e karburantit, BE u bën thirrje turistëve: Mos i anu...
Goditje varësie nga gazi rus – SHBA synon forcimin e marrëdh...
Zotëriu i Parë në detyrë godet Vjosa Osmanin: Fotoja e Rugov...
KQZ në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve
Shqetësuese: Më shumë se dy të tretat e fëmijëve nën dy vjeç...
Tragjike në Pejë: Një person humb jetën në vendin e punës