Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë lajmin e mirë për banorët e lagjes “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
I pari i Prishtinës, ka bërë të ditur se ka përfunduar e gjithë proceduar e prokurorimit dhe është nënshkruar kontrata për ndërtimin e Qendrës Kulturore për të Rinj dhe Bibliotekës në këtë lagje./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Një lajm i shumëpritur për banorët e lagjes Kodra e Trimave!
Kanë përfunduar të gjitha procedurat e prokurimit dhe është nënshkruar kontrata për ndërtimin e Qendrës Kulturore për të Rinj dhe Bibliotekës në lagjen Kodra e Trimave.
Duke vazhduar investimi në infrastrukturë dhe aktivitete, ndihmojmë që librat dhe leximi të bëhen pjesë e përditshmërisë në shoqëri, duke ofruar mundësi të barabartë për të gjithë qytetarët në komunitetet e tyre.
Falenderojmë Universitetin UBT për bashkëpunimin dhe Studio G+A Architects për donacionin e projektit kryesor udhëhequr nga Arbër Sadiki, kurse ideuar nga Rilind Sadiku.
#prishtina ?
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...